Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu, në një intervistë ekskluzive për “Politik On” në RTV Ora, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku pas mësymjes së pro testuesve pro-Trump pati 4 vi ktima dhe shumë të pl agosur e të arrestuar.
Sipas diplomatit, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e djeshme.
Arvizu shtoi se, kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.
Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Washington?
Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë. Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.
Alfred Lela: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Washington?
Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake news, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë. Këtë që po shoh në SHBA e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria.
Ajo që ndodhi dje në Washington ishte tu rpëruese dhe shkuese për ne.