Loading...

Arian Çani: ‘Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë’

Moderatori Arian Çani është shprehur në emisionin “zonë e Lirë” se ka informacione për pesë çështjet që ka biseduar kryeministri Rama gjatë drekës me kryeministrin grek Mitsotakis ditën e sotme.

Sipas tij, Rama ka premtuar në Athinë se do të zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa pas kthimit ka siguruar edhe 7 mijë doza të vaksinës si dhuratë nga Greqia.
“Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë. E para, Edi Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan”.

“E dyta, nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët”.

“E treta, Ramsi ka thënë në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri”.
“E katërta, Ramsi ka rënë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit.

“E pesta, është e siguruar nga Mitsotakis, ka siguruar 7 mijë vaksina falas për Shqipërinë.

“Këto janë informacione që më vijnë mua nga andej”, tha Arian Çani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com