Dy të rinj, njëri shqiptar dhe tjetri italian, hu mbën jetën mbrëmjen e së mërkurës në një aks ident në Itali.
Shqiptari Enrik Vuka, 25 vjeç dhe Dante Cappai 23 vjeç gjetën vd ekjen pasi makina me të cilën udhëtonin u pë rplas me murin rrethues të v arrezave në Montorio Romano, komunë në Romë.
25-vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh në Itali.
Ai punonte si mekanik dhe banonte pikërisht në Montorio Romano. Ndërsa miku i tij italian punonte si shofer dhe jetonte në komunën e Nerola.
Makina që drejtohej nga shqiptari Vuka, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
25-vjeçari përfundoi në kahun e kundërt të rrugës dhe u përplas me murin rrethues të va rrezave.
Miku i tij 23-vjeçar Dante Cappai vdiq në vendngjarje, ndërsa i riu shqiptar u nxor nga automjeti nga forcat zja rrfikëse. Ai u transportua në gjendje k ritike në spital, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Ngjarja e rëndë po hetohet nga autoritetet italiane./NOA.al