Pak ditë më parë, mjekja shqiptare, Eneida Doko, 34 vjeçe, hu mbi jetën në Gjermani pas një ak sidenti rrugor, teksa ajo po udhëtonte me makinën e saj tip “Mercedes GLA”.
Mediat gjermane raportojnë se ajo humbi kontrollin e mjetit në zonën “Ammerländer Heerstrasse”.
Automjeti goditi një trafik-ndarëse dhe u përplas me një shtyllë betoni me forcë. Sipas dëshmitarëve, makina e saj fluturoi në ajër dhe ra në një kanal.
Ata që i vijnë në ndihmë, përpiqen ta ringjallin, pasi e nxjerrin nga rrënojat. Pas disa minutash ajo merr frymë dhe dhe transportohet në spital, por Eni humb jetën më pas, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Zemra e saj pushon së rrahuri rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00.
“Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo”, thotë partneri i saj, Thorsten Wassermann, 48-vjeç për “Bild”.
Mjeku dhe ajo kanë qenë çift për katër vjet. “Ne dëshironim të martoheshim, të kishim fëmijë…”, – vijon ai.
Eni, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2016 për të kryer specializimin për mjekësi në Gjermani, pr eku zemrat e shumë njerëzve.
“Ajo ishte një kolege e imja. Ajo ka ndihmuar shumë njerëz. Po sh përthente nga energjia e jetës … ”, shkruan Andreas T. në Facebook.
“Ajo zotëronte rrjedhshëm pesë gjuhë dhe mësoi gjermanisht në mënyrë të përsosur brenda një viti”, thotë Wassermann.
“Por ishte gjithmonë e rëndësishme për të që t’i afronte njerëzit më afër vendlindjes së saj: Shqipërinë, një vend ku familja ka rëndësi“.
Ndërkohë, autoritetet gjermane po hetojnë nëse shkaku i ak sidentit ishte shpejtësia e tepërt ose lagështira në rrugë. /noa.al/