Dy të rinj, një prej të cilëve shqiptar humbën jetën në një aks ident rrugor të ndodhur në Montorio Romano në Itali. Sipas mediave italiane, vik timat janë Dante Cappai 23-vjeç dhe Erik Vuka 25-vjeç me origjinë shqiptare.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 janarit në veri të kryeqytetit italian. Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë, të cilët ishin miq, u përplas me murin rrethues të varrezave.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë erdhën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën t’i shpëtonin dy të rinjtë nga v dekja.
Vuka u transportua me ambulancë në gjendje kritike dhe ndërroi jetë pak minuta pasi u dërgua në spitalin Grottarossa, raportojnë mediat italiane.
Në timonin e makinës ndodhej 23-vjeçari, i cili kishte lindur në Kaljari, ndërsa, Eriku, i cili mësohet se ka lindur në Shqipëri, ishte në sediljen e pasagjerit.
Autoritetet tashmë kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e plota që shkaktuan aks identin tr agjik. /noa.al/