Loading...

8 muaj pas zh dukjes u gjet i pajetë/ Akuza e rëndë e vëllait për familjarët

Trupi i pajetë i 31-vjecari nga Bulqiza, pas shumë kërkimeve u gjet 8 muaj më pas, në një tunel të br aktisur në fshatin Zhuras të Shupensës nga banorë të zonës.

Identifikimi u bë pasi pranë trupit u gjet edhe karta e identitetit.

Por, rrethanat e vd ekjes së Artur Lleshit që humbi kontaktet nga Maqedonia e Veriut mbeten ende një m ister.

Artur Lleshi nga fshati Zogjaj i qytetit të Bulqizës u nis drejt Maqedonisë së Veriut, ku punonte si çoban në Gostivar. 31-vjeçari la pas tre fëmijë dhe bashkëshorten ditën kur hu mbi gjurmët, më 10 prill të vitit 2018. Rasti u bë publik në tetor të po atij viti nga bashkëshortja Leonora, i vëllai i Arturit, por edhe djali që u përkot në mesazhin që i përcillte babait.

Për historinë e zhd ukjes mi sterioze të 31-vjeçarit dëshmoi edhe pronari maqedonas, për të cilin u dyshua se kishte gisht në zh dukjen e Arturit. Fati i keq e deshi që Arturi të ndërronte jetë në rrethana të mbetura ende sot të paqarta. Babai i tre fëmijëve kishte 3 vite që bënte vajtje-ardhje, ndërsa punonte në Gostivar. Kur pista e kërkimeve ishte përqëndruar jashtë territorit shqiptar, pikërisht në vendin aty ku ai hu mbi kontaktet me familjarët, ai ishte gjetur i vd ekur në vendlindjen e tij.

Për të zbuluar të vërtetën afro 3 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, rikthehet historia ku i ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, ishte vëllai i të ndjerit, Lulzim Lleshi. Ai kërkon të zbardhet e vërteta e vd ekjes së të vëllait. Vëllai i tij ngriti dyshimet se 31-vjeçari është vr arë dhe se kr imi ka ndodhur brenda familjes, duke aku zuar dy kushërinjtë, ish-bashkëshorten e Arturit si dhe ish-gruan e tij e cila sot bashkëjeton me një nga kushërinjtë. Ai kërkon të mësojë se kush janë autorët e vra sjes, ndërsa thotë se vendi ku u gjet trupi i pajetë nuk kishte lidhje me të ndjerin, i cili nuk kishte asnjë të njohur atje.

“Brenda për brenda familjes fshihet kr imi. Pasi u gjet ku foma me ish-gruan e vëllait me Leonorën nuk kemi kontakte. Ajo kurrë nuk më ka telefunuar. Duhet të ishte me mua përkrah për të gjetur autorët. Vendi ku u gjet tr upi i p ajetë, vëllai im nuk kishte asnjë lidhje, as miq as të afër. Ai vend është 1 orë e gjysëm larg fshatit tonë. Vëllai im s’ka patur asnjë ko nflikt”.

“Zonja e vëllait tim duhet të tregojë se dy cuna, kushërinj nga nëna kanë ardhur në shtëpi në mbrëmje dhe kanë pirë kafe me vëllanë tim. Të nesërmen në mëngjes në orën 7 i kanë thënë kunatës se donin të pinin kafe edhe me mua. Më thanë se Arturi kishte ikur në Maqedoninë e Veriut. Mua nuk më kishte thënë gjë, edhe pse e takova një ditë para se të ikte. Më 10 prill kur erdhën ata cunat, më tha kunata se ishte nisur. Në maj të vitit 2018 kemi patur një dasëm dhe ai më tha se do të vinte. Prita, por ai nuk erdhi. 10 ditë pasi Arturi ishte larguar, më 20 prill kunata më tha se i kishte kërkuar të ikte nga shtëpia dhe të shkonte tek prindërit e saj në Bulqizë, pa dijeninë e nënëns dhe timen’, sqaron Lulëzim Lleshi

Vd ekja e Arturit la një hendek të madh në marrëdhëniet familjare. I vëllai zb ulon në emisionin ’Pa Gjurmë, si u br aktis nga e shoqja, pasi mësuan lajmin e kobs hëm dhe arsyen pse e drejton gishtin në implikimin edhe te saj në këtë ngjarje.

“Ishte vra sje pas shpine. Kushërinjtë e kanë vr arë. Ish-gruaja ime dhe ish-kunata duhet të japin llogari. Ish-gruaja ka marrë kushëririn tim për burrë, pasi më br aktisi mua dhe fëmijët. Pse bashkëshortja iku kur vëllai im u gjet i vd ekur ? Më vjen keq për nënën time. Një djalë i vd iq, nipërit u larguan përfundimisht’.

Stafi tentoi të lidhej live me ish-bashkëshorten e Arturit, Leonorën e cila refuzoi te fliste për ’Pa Gjurmë’. Në derën që gjeti të hapur cdo herë, ndërsa bënte apel për ndihmë.

Moderatore Odeta Dume: Përshëndetje Leonora, jam Odeta Dume gazetare e Report TV. Besoj më mban mend ?

Ish-bashkëshortja, Leonora: Po

Moderatore Odeta Dume: Po na ndjek ?

Ish-bashkëshortja, Leonora: Jo

Moderatore Odeta Dume: Jam në studio me ish-kunatin tuaj Lulëzimin

Ish-bashkëshortja, Leonora: S’më intereson fare ai. Nuk më intereson fare se kush është aty në studio. E para mos i bini më numrit tim.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com