Një 50-vjeçar në Durrës është hedhur nga tarraca e banesës së tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia thotë se dje, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës, ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës.
“Nga verifikimet e bëra, ka rezultuar se ky shtetas, duke qenë në gjendje të dehur, është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.