Një nga aktivistet e orëve të para të Partisë Socialiste në njësinë numër 5 në Tiranë, ka hu mbur jetën.
Lajmin e hi dhur për ndarjen nga jeta të aktivistes Eva Dura, e kanë dhënë miqtë me dedikime në rrjete sociale si dhe faqja e njësisë nr.5 në kryeqytet, të cilët shprehin ngu shëllime për të.
“Eva Dura ka ndërruar jetë! Komuniteti dhe familja socialiste hu mbën një grua të përkushtuar! Familja e saj humbi bashkëshorten dhe nënën! Ngushëllimet më të sinqerta për largimin para kohe të kësaj gruaje të veçantë”, shkruan njësia nr.5 e PS-së në Tiranë.
Anila Çobani, teksa i shpreh ngushëllimet familjes ka treguar dhe për plasjen me ish-drejtorine Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, pasi ajo dhe Dura kishin marrë urdhrin për pushimin nga puna.
“Ike shpejt nga jeta, kolegia ime, mikja ime EVA DURA! Gjithkush e kujton incidentin në zyrën tonë në Bashkinë e Tiranës me Florenc Hoxhën, ku si shqiponjë u ngrite të më mbroje me trupin tënd të brishtë! Gjithkush nga Socialistet e Njësisë 5 do e kujtojë aktivisten, komisioneren e paepur në betejat më të vështira të PS! Motra ime, u prehsh në Paqe”, – shkruan Çobani. /noa.al/