Loading...

Ylli i muzikës kalon Krishtlindjet në spital pasi u go dit nga sëmundja e ‘Meniere’

Ylli i muzikës Jessie J u detyrua të kalonte Krishtlindjet në spital, pasi u go dit nga sëmundja e Meniere.

Këngëtarja 32-vjeçe zbuloi sëmundjen e saj në Instagram.

Ajo tha se po h umbet dëgjimin, si dhe rr ezikon të këndojë apo edhe të ecë normalisht.

Sëmundja e “Meniere” prek veshin dhe mund të shkaktojë su lme të papritura të marramendjeve si dhe hu mbje të dëgjimit.

Sipas faqes së internetit të NHS, një sulm i sëmundjes së Meniere mund të bëjë që njerëzit, të humbin ekuilibrin e tyre.

Duke informuar fansat e saj për atë që ndodhi, këngëtarja shpjegoi: Unë u zgjova dhe u ndjeva sikur isha plotësisht e shurdhër në veshin tim të djathtë, nuk mund të ecja në një vijë të drejtë”.

“Në thelb më thanë që kisha sindromën e Meniere. Unë e di që shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje dhe në të vërtetë kam pasur shumë njerëz që më shtrijnë dorën dhe më japin këshilla të shkëlqyera”.

“Mund të jetë më keq, është ajo që është. Unë jam super-mirënjohëse për shëndetin tim”.

“Në prag të Krishtlindjes isha në spital”, – tha ajo ku edhe zbuloi sëmundjen.

Pikërisht në ditën e Krishtlindjes, Jessie shkoi në Instagram për të ndarë selfie, ku ajo konfirmoi në mbishkrimin e saj se ishte diagnostikuar me sindromën e Meniere./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com