Loading...

V rasja e Klodian Rashës, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë për vr asjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i p olicisë.

Selia deiplomatike u bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit.

Mirëpo, ambasada, në njoftimin e saj, nuk komenton apo nuk citon asgjë në lidhje me vra sjen e të riut, që ndezi mbrëmë në revoltë disa qytete të vendit.

“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të po licisë dhe disa efektivë u pl agosën. Efektivët e po licisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme. Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të afërta ose të vazhdueshme. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com