Loading...

U prezantua si motra e Klodian Rashës, familjarët e të ndjerit: Nuk e njohim

Pr otesta e mbrëmjes së sotme, përveç episodeve të dh unshme, pati edhe çudira.

Mbrëmjen e sotme gjatë protestës së qytetarëve pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, një vajzë doli në media dhe tha se ishte e motra e tij dhe kishte ardhur nga Italia.

Vajza mes protestuesve të shumtë që u mblodhën sot në kryeqytet ishte dhe e ashtuquajtura Bora Rasha, e cila u prezantua si motra e Klodianit, në fakt nuk ka qenë ajo.

Madje asaj i ranë edhe të fikët në Bulevard.

Por pasi u bë personazh në media, kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me mediat duke thënë se vajza në fjalë nuk është pjesë e familjes Rasha.

Mësohet se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com