Një 36-vjeçari është arr estuar në pikën kufitare të Rinasit, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e po licisë.
Sipas asaj që njofton policia, i ndaluari kishte plotësuar ditët e qëndrimit në zonën Shengen dhe për të mundësuar kalimin i kishte ofruar oficerit të pol icisë 50 euro.
Shtetasi me iniciale F. A., rreth orës 09:30 është paraqitur në aeroport, për të udhëtuar drejt një vendi të BE-së. Pas mbërritjes në kabinën e kontrollit kufitar, ai ka paraqitur pasaportën e tij si dokument udhëtimi dhe ‘boarding pass’.
Nga ana e efektivëve, i është kërkuar një dokumentacion shtesë që të justifikonte qëllimin e udhëtimit të tij, pasi u konstatua se kishte konsumuar afatin e qëndrimit në zonën Shengen. Por i riu nuk ka pasur ndonjë dokument qëndrimi në vendet e zonës Schengen dhe për këtë arsye i është refuzuar dalja nga Shqipëria.
Pas këtij momenti, 36-vjeçari ka nxjerrë një kartëmonedhë 50 euro, me të cilën ka tentuar të ko rruptojë punonjësit e Po licisë Kufitare.
Menjëherë, këta të fundit kanë bërë arr estimin në flagrancë të tij, për veprën penale “K orrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Kufitare apelon për të gjithë ata qytetarë që duan të qarkullojnë drejt vendeve të BE-së, që të plotësojnë të gjitha kriteret për të qarkulluar dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Po licisë, pasi do përballen me ligjin. /noa.al/