Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.
Erdhi kur e shpuri në v arreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.
Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
dhe tani në v arr i shkon çdo javë.
Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
shkon e lan, ku nëna flen nën gurë.
Dritëro Agolli
Loading...