17 dhjetor 1953 – Arma e silurës hynë në armatim të Marinën Kombëtare
Ditë në historinë e Forcës Detare
Në fund të nëntorit 1953 me anijen “SUHONA” mbërritën në Portin e Durrësit nga ish-Bashimi Sovjetik tre katra silurues të projektit 123-BIZ, si dhe shumë pajosje dhe a rmatim tjeter për Marinën Kombëtare. Tre katrat silurues hynë në bazën detare të Sazanit më 17 dhjetor 1953 dhe në formacion lu ftarak. Komandantët e tre katërve siluruesve u emëruan, nëntoger Sezai Osmani, komandant i KS-73 “Lavdia”, nëntoger Zeqo Feçani, komandant i KS-75 “Heroi” dhe nëntoger Sami Sinani, komasndant i KS-79 “Trimi”. Në 16 janar 1954 mbërritën nga ish-Bashimi Sovjetik edhe tre katra të tjerë silurues dhe në shkurt 1954 u krijuar Skuadrilja Autonome e Katrave Silurues, me bazim në Sazan me komandant kapiten i parë Shefqet Pinai.
Data 17 dhjetor 1953 përfaqëson datën e hyrjes në armatim në Marinën Kombëtare të ar mës së silurës. Silura do të përfshihej në ar matimin e Flotës Lu ftarake Detare dhe më pas Forcës Detare deri në vitin 2009, kur u demontua e gjithë rezerva e silurave dhe katrat silurues tashmë kishin dalë nga ar matimi. Në Flotë Lu ftarake Detare anijet e pajusura me silurë ishin katrat silurues të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik (12 copë, 1957-1957), katrat silurues të ardhur nga Kina (30 copë, 1965-1974) dhe nëndetëset (4 copë, 1958). Midis viteve 1974-1990 Flota Lu ftarake Detare kishte në ar matim 46 anije që përdornin arm ën e silurës me një total prej 108 tuba silurash në bord.
Silurat në ar matim të Flotës Luftarake Detare kanë qenë: të kalibri 450 mm dhe 533 mm; fuqia lëvizëse gaz-avull dhe elektrike, si dhe metodë shpë rthimit, me kontakt dhe akustike.
Loading...