Besimtarët e katolikë festojnë sonte Krishtlindjet.
Të shumta kanë qenë urimet, mes tyre edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi i Juventusit ka zgjedhur llogarinë e tij në Twitter e Instagram për të postuar një fotografi me fëmijët dhe të dashurën, Georgina Rodriguez, teksa uron të gjithë fansat me rastin e festave të Krishtlindjeve.
34-vjeçari ka zgjedhur të relaksohet në Dubai, pasi raportohet se atje po i kalon festat e fund vitit.
“Ju urojmë të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet. Shumë dashuri, shëndet e lumturi”, shkruan Ronaldo në postimin e tij.