Katerine Paniagua, një studente 21-vjeçare e universitetit, u v ra nga i dashuri i saj 25-vjeçar në shtëpinë ku çifti jetonte në Yarumal, në veri të Antioquia, Kolumbi.
Ata ishin në një lidhje prej një viti. Autori, i cili u përpoq të ve tëvritej pas kr imit, u ndalua nga po licia pasi mori trajtim mjekësor për pl agët të shkaktuara me th ikë në trupin e tij.
Vi ktima, e cila u mbyt me duar nga i dashuri, studionte në degën e farmacisë në Universidad de Antioquia, në Yarumal.
Një ditë ajo ëndërronte të kishte farmacinë e saj. “Ajo donte të ishte e pavarur, – tha nëna e saj, Ilenia. – Ajo që mbaj mend më shumë për të, janë buzëqeshja dhe lumturia e saj”.
“Katherine u tha disa njerëzve që i dashuri e kërcënonte vazhdimisht, por ajo nuk i tregoi familjes nga frika, – shpjegon nëna. – Ajo që unë kërkoj, është drejtësi, sepse sot i ndodhi asaj, por më vonë mund t’u ndodhë vajzave të tjera”.
Në Yarumal, Kolumbi, u mbajtën disa manifestime për të protestuar kundër këtij krimi dhe për të kërkuar ndëshkime të ashpra për autorin. Në një letër, rektori i Universitetit të Antioquia, John Jairo Arboleda, shprehu fjalë të ashpra kundër vr asjes së studentes, duke kërkuar që autoritetet të shpejtojnë hetimet.
K rimi u dënua po ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Yuramal: “Nga administrata komunale, ne shprehim dhimbjen dhe indinjatën tonë për këtë ngjarje të tr ishtuar dhe jemi të pikëlluar që duhet të shkruajmë këtë mesazh për t’u solidarizuar me një tjetër grua v iktimë. Sot ishte Katerine, nesër mund të jetë çdo grua tjetër në komunën tonë. Apeli është që të jemi të bashkuar dhe të ngremë zërin kundër të gjitha llojeve të dh unës që dëmtojnë integritetin, trupin dhe jetën e grave “, – tha kryebashkiaku. /noa.al/