Sonte mbajini sytë nga qielli për të parë një spektakël të vërtetë.
Njihet ndryshe si shiu i meteorëve Geminid, që ishte një nga shfaqjet më aktive dhe të mahnitshme të këtij viti, sipas shoqërisë amerikane të meteorëve.
Kulmi është në datat 13 dhe 14 shjetor, kështu që mos e humbisni këtë mundësi, pasi edhe qielli është i pastër.
Ky fenomen, u regjistrua për të parën herë në 1862 dhe risjell spektakël çdo dhjetor. Edhe pse shiu i meteorëve Geminid është i famshëm për yjet e tij që bien, numri i meteorëve të dukshëm do të varet shumë edhe nga fakti se sa i errët është qielli.
Fatmirësisht, sipas ekspertëve, hëna do të jetë jo e plotë këtë mbrëmje ndaj do të jetë më e lehtë të shihen meteorët që përshkojnë qiellin. /noa.al/