Dokumentari i “Memory” nga Baton Haxhiu prezantoi të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve.
Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës.
Në sondazh vihet re se të tria partitë politike më të mëdha në vend kanë pësuar rënie në mbështetje. Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme ato do t’i fitonte Partia Socialiste. Nga përgjigjet rezulton se PS ka 29% të votave të shqiptarëve, PD 15% dhe LSI 2%. Ndërkohë shqiptarët e pavdneosur për votën e tyre zënë 28% të të anketuarve në këtë sondazh.
“Kjo përqindje e bën interesante garën zgjedhore. Partitë politike po e shikojnë se kanë një komunitet ë njerëzve që janë të pavendosur”, thotë Valon Feka.