Ngjarja e rëndë në kryeqytet këtë të të diel, ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, mbeti i vr arë ak sidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, ka tr onditur jo pak opinionin publik.
Ngjarja ak sidentale ndodhi një rrugën “Shyqyri Brari” pranë Kopshtit Zoologjik. Ndërkohë që ditën e tr agjedisë, vi ktima, së bashku me djalin e tij të mitur D.Bicerri kishin takuar në kafe shokun e tij Klajdi.B, i cili ishte ulur së bashku me babanë dhe vëllanë e tij.
Pasi kanë konsumuar kafen, Klajdi.B ka dashur të largohet, por Roland Bicerri ka këmbëngulur që të luajnë bilardo së bashku. Ata kanë shkuar tek bilardo dhe Roland Bicerri ka nisur lojën e bilardos me shokun e Klajdi.B, Freard.R.
Sipas dokumentit të siguruar Top Channel, pasi kanë bërë disa lojë, diku nga loja e katërt ka ndodhur edhe tra gjedia.
Rolandi më parë kishte hequr ar mën e tij dhe e kishte lënë në një karrige pranë bilardos, pasi e pengonte në lojë.
Klajdi.B tregon se ishte ngritur në momentin që ndodhi ngjarja dhe po shikonte lojën. Në një moment Roland Bicerri ka parë djalin e tij 7-vjeç që kishte kapur ar mën dhe ia kishte drejtuar.
Ai është kthyer menjëherë, por sapo ka tentuar që të flasë, fëmija ka shkrepur ar mën duke e qëlluar në brinjë. Më pas ai ka rënë në gjunjë.
Shoku i vi ktimës, Klajdi.B ka nxituar për t’i marrë ar mën fëmijës dhe pasi i ka hequr karikatorin, e ka lënë atë po në karrigen ku fillimisht ishte lënë nga efektivi i FNSH, Roland Bicerri. Sipas dëshmive, djali i mitur ishte shokuar dhe gjatë gjithë kohës mbante veshët e zënë me gishtat e dorës. Fëmija është nxjerrë jashtë nga personat e pranishëm në vendngjarje.
Ndërkohë, sipas grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ku Roland Bicerri është vr arë me pistoletë tip “Glock” nga djali i tij.
Sipas tyre në pi stoletë janë gjetur edhe 6 fishekë, ndërsa poshtë një tavoline është gjetur edhe predha që i mori jetën ef ektivit të FNSH. Vi ktima, pl umbin që i kushtoi jetën e ka marrë në hapësirën 7-8 tek ndërbrinjët në anën e majtë.