Loading...

Shqiptarët në Londër, në protestë: ‘Unë jam Klodiani’

Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur, në shenjë revolte për vr.asjen e Klodianit.
LONDËR– Revolta për vr.asjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ndërsa e gjithë Shqipëria “është ngritur në këmbë” në kërkim të drejtësisë për Klodianin, të njëjtën gjë kanë bërë edhe shqiptarët që jetojnë në Londër.

Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur, në shenjë revolte për vr.asjen e Klodianit. Në videot e siguruara për dosja.al, shqiptarët e Londërs brohorasin njëzëri “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, ndërsa pr.otesta ka qenë paqësore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com