Loading...

Shorti në Champions/ Shqiptarët përballë gjigantëve

Është hedhur sot shorti për fazën e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve, teksa nuk mund të mungonin përballjet spektakolare.

Kështu, goglat kanë vendosur të sfidojnë Mesin dhe Nejmar, teksa dy shokët duhet të bëjnë më të mirën e tyre për përballjen mes Barcelonës dhe PSG. Ndërkohë, nuk kanë pasur shumë fat ekipet e shqiptarëve.

Lacio e Tomas Strakoshës, do të përballet me kampionët në fuqi të turneut, Bajern Mynih. Sakaq, Atalanta është vendosur përballë Real Madrid.

Pjesë e bergamaskëve është edhe Berat Gjimshiti, i cili me siguri do të ketë shumë punë me kampionët e “los blancos”.

Nga shorti mund të konsiderohet me fat Juventusi, i cili ka “peshkuar” Porton, një kundërshtar mëse i kalueshëm për bardhezinjtë.

Po ashtu me fat është edhe Liverpuli, që duhet të bëjë llogaritë përballë Lajpcig, teksa Mançester Siti do të luajë përballë Borusia M’Gladbah.

Ndërkohë, sfida më të ekuilibruara dhe pa shumë favoritë duken ato mes Atletiko Madrid dhe Çelsi, e Sevilja-Dortmund.

Shorti:

Borusia M’Gladbah-Mançester Siti

Lacio- Bajern Mynih

Atl. Madrid-Çelsi

Lajpcig-Liverpul

Porto-Juventus

Barcelona-PSG

Sevilja-Dortmund

Atalanta-Real Madrid

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com