Pak orë pas vd ekjes së 61-vjeçarit nga Gjakova, i cili shkoi me një vajzë të re në një motel, mediat kosovare raportojnë se ai është shtetasi me inicialet Gj.B.
I ndjeri ishte punonjës në Komunën e Gjakovës.
Në lidhje me këtë rast, Po licia e Gjakovës ka bërë të ditur se së bashku me 61-vjeçarin ishte një 21-vjeçare nga Kosova.
Ajo kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi pa gjendjen e tij, kishte lajmëruar po licinë. Po licia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i moshuari ishte pa shenja jete.
Sipas mjekut që shkoi në vendngjarje, dyshohet se vi ktima ka vd ekur si pasojë e arr estit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.
Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 -orësh të Po licisë së Kosovës.
Po licia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për ekspertisë mjeko ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore./NOA.al