Loading...

Rama: Ministri Lleshaj dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë të më presë sa të kthehem

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në daljen e posaçme për mediat, dy ditë pas v rasjes së Klodian Rashës, Rama tha se Lleshaj i kishte komunikuar dorëheqjen pak pasi kishte ndoshur krimi.

Por sikundër u shpreh, kërkoi që diçka të tillë ta dëgjonte ballë për ballë nga vetë ai.

Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë të më presë sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy.

Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e policit, por është vrarë një djalë dhe është hapur një varr dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama nuk la pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë, dhe kryesisht drejtuesit e lartë të Qeverisë “Berisha”, sot në opozitë.

Lulzim Bashës i kujtoi ngjarjen e 21 janarit 2011, ku u vr anë katër protestues në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë e konsideroi si të pashpjegueshme nga një polic me armën e shtetit në dorë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com