Loading...

Rregullat për hyrje-daljet drejt Greqisë/ Kush lejohet dhe kushtet që duhen plotësuar

Po licia Kufitare e Kakavijës, ka listuar edhe një herë të gjitha kategoritë që lejohet të kalojnë kufirin drejt Greqisë dhe kushtet që duhet të plotësojnë

Shefi i pikës kufitare, Vilson Dine, thekson se orari i funksionimit të Kakavijës është çdo ditë, nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek: shtetasit grek; shqiptarë me leje qëndrimi greke; shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë; trupi diplomatik për arsye pune; shtetas shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore; të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra.

Ndërkohë, për drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra, duhet të kenë të plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike www.travel.gov.gr si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.

“Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke, të cilës i ka mbaruar afati, duhet të pajisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke”, sqaron Dine.

Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj pike kalimi, duhet të dinë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com