Loading...

Rrëfimi i 20 vjeçares për sëmundjen e rrallë të lëkurës: ‘S’e kam dashur veten për vite’

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, ishte e ftuar Viola Sylejmani, vajza 20 vjeçare që prej 15 vitesh “bashkëjeton” me vitiligon (sëmundje që zbardh lëkurën).

Ajo ndau e emocionuar historinë e jetës, duke treguar se fillimi ka qenë shumë i vështirë.

Viola pranoi se që prej fëmijërisë është paragjykuar nga moshatarët kur i shihnin njollat e bardha në trup.

“Kur shkonim në plazh, atëherë si çdo fëmijë që do të krijojë shoqëri iu afrohesha fëmijëve dhe dëgjoja nënat që nuk i lejonin të më afroheshin, sepse kishin merak se ngjitej”, tregoi ajo.

Gjatë moshës 16 vjeçare, në momentin kur Viola nisi punën e saj të parë, u detyrua të mbulonte me “make up” shenjat në këmbë dhe në duar, për të shmangur vështrimet dhe reagimet paragjykuese të njerëzve.

Gjatë rrëfimit të saj, 20 vjeçarja nuk i mbajti dot lotët, duke kujtuar se vite me radhë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar veten siç është.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com