Loading...

Rrëfehet Berisha:’ Ramën e njoftova se do v ritej nga s najperët nëse përsëriste ’21- janarin’

Kryeministri më jetëgjatë deri sot i vendit, Sali Berisha, i cili udhëhoqi më 2005-2013 pasi më herët mori 2 mandate presidenciale, deklaroi sonte për herë të parë se kishte paralajmëruar Edi Ramën, të nesërmen e 21 janarit, se nëse do ta përsëriste atë që ndodhi, 5 snajperë do të ishin në gatishmëri për ta vr arë.

Sali Berisha e bëri këtë deklaratë sonte në Euronews Albania pasi tregoi se Thomas Countryman ishte personi që ndërmjetësonte mes tij dhe Ramës pas ngjarjes së 21-janarit.

Ai e përmendi emrin e diplomatit amerikan pasi kujtoi faktin se të nesërmen e 22 janarit, opozita e asaj kohe “jo më kot zhvilloi protestë të qetë” pasi sipas Berishës kishte dështuar “misionin për puç shteti” dhe kishte marrë kë rcënim se do të shtypej sërish nëse do të përsëriste të njëjtën përpjekje.

“I thashë atij zyrtari shumë të lartë që ndërmjetësonte që t’i thoshte se nëse një gjethe lëvizte nesër në territorin e Kryeministrisë ai do ta kishte në lule të ballit nga pesë sn ajperë. E keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thoshte se u kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vr isnin?! I thashë unë, jo shërbimet e huaja, unë u thashë ndërmjetësve që t’i thonë… dhe pse s’preku ai asnjë gjethe të nesërmen” – tha ish-kryeministri duke përmendur si emër ndërmjetësi diplomatin Countryman, i cili pak muaj më pas do të merrte detyrën e ndihmës-sekretarit të Shtetit për Sigurinë.

“Kjo funksionoi, doli të nesërmen si çeçoja, i zbutur siç ishte dhe në fund bëri një intervistë e shoqja [e Ramës] dhe tha se i kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vri snin, jo, unë çova fjalë, i thashë, por të tjerët i pruri mish-për-top, vetë i mbushi [mbathjet] e veta dhe u tërhoq,” – u shpreh Berisha.

Gjatë intervistës Berisha këmbënguli se ngjarja nuk ka aspak vend për krahasime me vrasjen e 8 dhjetorit 2020 të 25-vjeçarit Klodian Rrasha, kjo pasi më 21 janar po licia nuk kreu asnjë su lm me a rmë, por këtë e bëri Garda e Republikës, që sipas Berishës asokohe “ishte pjesë e ushtrisë” dhe “kreu detyrën duke mbrojtur institucionet kushtetuese”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com