Loading...

Reportazh/ ‘Pse rruga e madhe e k anabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet’/Vlonjati shpjegon se si mund të bësh pasuri, të paktën derisa të kapesh’

Në një reportazh të thelluar me titullin, “Pse rruga e madhe e k anabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet?”, shtypi i huaj vazhdon ta kategorizojë Shqipërinë si një nga vendet e origjinës për kultivimin dhe trafikun e dr ogës.

Rrjeti televiziv britanik BBC, ka treguar me detaje përmes këtij reportazhi të kryer në kufirin shqiptaro-grek se grupet kriminale vendase vijojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm.

“Në një distancë të shkurtër, përpara është kufiri me Shqipërinë. Kjo është rruga më e madhe tokësore për trafikimin e kanabisit në Evropë. Fshati kufitar grek Haravg i Janinës, është afër, por nuk ka tela me gjemba ose ndonjë pengesë tjetër për të shënuar kufirin”, nis reportazhi.

“Kanabisi trafikohet në këmbë nga shqiptarë që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit”, thotë oficeri grek, Lambros Tsoumanis, i cili kalon shumë nga koha e tij duke patrulluar këto male.

“Ata janë njerëz të guximshëm, të fortë dhe i njohin të gjitha kalimet në pëllëmbë të dorës. Ata mund të mbijetojnë me ditë në pyll”.

Sipas reportazhit, nga fillimi i vitit e deri tani po licia greke ka arritur të kapë 1.5 tonë ka nabis, ndërsa dy vitet e mëparshme, ata kapën rreth 9 tonë.

Ko ntrabandistët, zakonisht të ar matosur me a rmë ka llashnikov, mbajnë në shpinë çantat e mbushura me 40-50 kg ka nabis. Ata e fshehin dr ogën afër pikave të caktuara, një pemë të madhe ose një burim. Më pas çantat merren nga anëtarët e një rrjeti grek.

Sa i përket çmimit, sipas BBC, një kg kanabis me shumicë në Shqipëri, mund të arrijë deri në 900 sterlina, ndërsa baronët e dr ogës në Itali ose Greqi paguajnë dyfishin.

Shqipëria l ufton me kultivuesit e kanabisit

“Pati shumë ditë b etejash me p olicinë. Gr anata dhe pr edha mo rtajash u qëlluan në drejtim të efektivëve, por deri në fund u konfiskuan më shumë se 10 tonë marijuanë, mijëra bimë ka nabis dhe ar më zj arri. E megjithatë, deri në vitin 2016, ekonomia e ka nabisit në Shqipëri ishte përhapur në të gjithë vendin, sipas Nismës Globale Kundër Kr imit të Organizuar Transnacional”, – vijon reportazhi i rrjetit britanik, duke iu referuar aksionit të po licisë shqiptare në Lazarat në vitin 2014.

Më tej flitet se si Ballkani është kthyer në pikën kyçe të tr afikut të dr ogës në Europë. “Tani, kanabisi përftohet nga prodhuesit e fshatrave si dhe nga grupet e krimit të organizuar që e shesin atë në të gjithë Bashkimin Evropian. Për një brez të rinjsh shqiptarë, tregtia e paligjshme ofron një mënyrë për të fituar para”.

Historia e një prodhuesi

“Artani, 39 vjeç, është një nga prodhuesit e rinj të kanabisit në rritje e sipër. Ulur në një lokal në qytetin bregdetar të Vlorës, ai shpjegon se si mund të bësh pasuri, të paktën derisa të kapesh”, – lexohet në shkrimin e gazetarit grek për BBC, Kostas Koukoumakas.

“Ti mund t’i japësh ryshfet shefit të Po licisë ose Agjencisë së L uftës kundër Dr ogës, por nëse dikush të zbulon, atëherë çdo njeri mendon për vete”, thotë ai.

Prodhimi i ka nabisit dhe tr afikimi në Greqi është kthyer në një joshje të madhe për të rinjtë shqiptarë. Artan, nuk është emri i tij i vërtetë. Ai kaloi dy vjet në Itali, por u kthye për të drejtuar biznesin nga shtëpia e tij.

“Këtë vit gjetëm një pjesë të mirë toke në kullotat afër qytetit të Tepelenës, por duhet të ecësh 3-4 orë në male”, shton ai.

Ai pretendon të ketë mbjellë 50.000 bimë kanabisi vetëm këtë vit, një numër i madh edhe nga standardet shqiptare. “Ekzistojnë tre rregulla themelore: afër ujit, qëndrimi larg po licisë dhe syve kureshtarë dhe durim”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com