Loading...

Rama zbulon propozimin e Fatos Nanos për t’u futur në politikë

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer momentin e takimit me Fatos Nanon dhe propozimin e këtij të fundit për ta bërë ministër.

Rama tha se ai ndodhej në va rrimin e të atit kur kishte takuar kryeministrin e asokohe, Fatos Nano dhe se nuk kishte plane që të kthehej në Shqipëri.
Edi Rama: Erdha për fu neralin e tim eti me një biletë vajtje-ardhje. Fatos Nanon e kam admiruar nga larg kur ishte në b urg, e kam pas takuar tek ambasada franceze.

Aty ishte para bu rgosjes dhe asnjë nuk i afrohej, unë shkova thjesht e përshëndete, se kisha takuar ndonjëherë dhe nuk e takova më deri pasi doli nga bu rgu.

Kur u bë kryeministër, mos gabohem kam ardhur unë, i thashë dua ta takoj. Në darkën e fitores, kam qenë me Bashkim Shehun në Barcelonë, kemi marrë në telefon Spartak Ngjelën dhe e pyetëm cfarë po bëhet e tha, na se po të kaloj mjekrën e më kaloi Fatos Nanon.

Dhe më bëri përshtypje mënyra si foli. “Të gjithë bashkë, të jemi të bashkë të gjithë, të lutem kthehu”. Më pas jam kthyer, jemi takuar, kemi ngrënë një darkë bashkë, më tha që duhet të kthehesh.

I thashë që kam jetën time, nuk dua të merrem me zyra e qeverira. Hajde tha bëj c’të duash, merr c’të duash. I thashë kur të duash të të mbështes, të mbështes.

Kam ardhur për të varrosur tim atë, jo të bëhem ministër. As nuk e kam menduar kurrë. Ka qenë pas fu neralit që më ka bërë një telefon dhe pastaj jemi takuar dhe i kam thënë do rri.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com