Kryeministri Edi Rama ishte sot në Librazhd. Ai inauguroi në këtë qytet rikonstruksionin e gjimnazit dhe të palestrës së këtij qyteti, si dhe inspektoi disa punime të tjera.
Rama u shfaq sërish me maskën që mban simbolin e PS-së, madje në një zonë malore, ai mbante sërish veshur xhupin e Juventus.
“Arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim, një përparim të vogël dhe nëse aq shumë ditë, o Zot sa shumë, nuk do të ishin çuar dëm në të shkuarën, sot do të ishim ngjitur shumë më lart…”, – tha Rama.
“Por tërë ajo kohë e ikur nuk kthehet më, tani rëndësi ka që të mos kthehemi ne mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur, me një përparim të vogël përditë, në çdo drejtim!” /NOA.al

