Loading...

‘Poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani’/ Stresi: Kush po p jerdh për lëvizjen e tyre…

Para ministrisë së Brendshme ka nisur protesta e paralajmëruar kryesisht nga të rinjtë e PD-së, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efekt policie, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Para ministrisë së Brendshme prej disa minutash është mbledhur një grumbull i madh personash, kryesisht të rinj, të cilët me pankarta bëjnë thirrje kundër ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama.

Ata kërkojnë të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Jep dorëheqjen, turp, poshtë komunizmi dhe unë jam Klodiani” – ishin thirrjet e tyre.

Protestuesit nuk kishin maska dhe nuk ruanin as distancën sociale, ndërsa sipas vendimit të fundit, nuk lejohen tubime prej më shumë se 10 personazh.

Në protestë shihet edhe një arkë me hurma, pasi ndryshe nga çfarë tha po licia, sipas familjarëve të Klodian Rashës, ai në momentin e vra sjes kishte vetëm dy hurma në duar.

Ndërkohë protestuesit kanë qëlluar me hurma drejt ministrisë së Brendshme në shenjë revolte.

Po ashtu, ata kanë ndezur qirinj te shkallët e mistrisë në nderim të Klodianit.

Protestës i është bashkuar edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo siç njihet “Stresi” . I njohur edhe për problemet me drejtësinë , ai ishte në krye të protestës së thirrur pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme për të dënuar vr asjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

“Edhe unë jam Klodiani!” u shpreh Stresi në çelje të pr otestës.

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe përtej orës 22:00, kur nis ndalimi i qarkullimit. I pyetur, se nuk është e lejuar dalja në rrugë pas kësa ore, Stresi tha:

“Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu (ministrit), por as atij të gjatit (Ramës) që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu” – u shpreh Stresi.

Më pas reperi kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti v iktimë dhe familjen e tij, përpara se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com