Një peshkatar në Tajlandë e pa veten të bëhej milioner brenda një nate.
Naris Suwannasang, gjeti në plazhin pranë shtëpisë së tij, një masë të madhe lëndës ambergris –substanca e çmuar e gjetur vetëm në stomakun e zorrët e balenave, që vjen në formën e jashtëqitjes ose të vjellës së tyre.
Kjo lëndë përdoret për prodhimin e parfumeve dhe është mjaft e shtrenjtë.
Ambergris çmohet për zgjatjen e aromave të parfumeve aq sa një version sintetik i saj është prodhuar nga industria.
Naris thërriti kushërinjtë e tij për ta çuar ngarkesën në shtëpi. Ai ishte siguruar që kishte gjetur ambergris, kur kishte testuar një pjesë të saj dhe pa që merrte flakë.
Vlera e copës së tij të ambergris llogaritet në 2.5 milionë euro. /noa.al/