Granit Xhaka e ka lënë Arsenalin në lloç.
Mesfushori shqiptar ka humbur kontrollin në minutën e 58-të duke e kapur për fyti kundërshtarin, në ndeshjen që Arsenali po barazon 0-0 me Burnleyn.
Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi atë me të verdhë, por pas rishikimit me anë të VAR-it, kartoni i verdh u largua për ta ndëshkuar direkt me të kuq, raporton Gazeta Express.