Pastori amerikan Paul Begley, i cili shpërndan teoritë në kanalin e tij të YouTube, thotë se fundi i botës vjen në 21 dhjetor 2020, si rezultat i linjëzimit të planeteve.
Ai kosniderohet një teorist i shfrenuar i fundit të botës, madje ngul këmbë se bota do të marrë fund sot dhe se ka prova për apokalipsin në ardhje.
Ndjellësi i panikut Begley paralajmëron: “Jemi duke jetuar ditët e fundit, me gjak, zjarr dhe shtëllunga tymi … para ditës së madhe e të tmerrshme të ardhjes së Zotit “.
Më parë ai citonte kalendaret e fiseve Maja dhe linjëzimin e dy planetëve më 21 janar, si bazë për paralajmërimet e tij të panikut.
Në fakt orbitat e planetëve Jupiter e Saturn i afrojnë aq shumë ato me njëri-tjetrin, saqë krijojnë në qiell fenomenin e “planetit të dyfishtë” më 21 dhjetor.
Kjo shënon bashkimin e dy planetëve, duke formuar atë që disa quajnë “Ylli i Krishtlindjeve”.
Pastori Begley thoshte në qershor në kanalin e tij në YouTube: “Do të jetë momenti kur Jupiteri e Saturni do të jenë më afër me njëri-tjetrin që prej vitit 1623 dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë për 500 vjet të tjera.
“Kjo është diçka e rrallë dhe do të ndodhë në solsticin e dimrit më 21 dhjetor 2020. Fiset maja kanë thënë se kjo do të jetë fundi i botës siç ne e njohim”.
Madje pastori i internetit nga Indiana në SHBA, thotë se eventi misterioz do të sjellë rikthimin e Jezus Krishtit. Sot është 21 dhjetor dhe ka ende orë, përpara profecisë së tij. Ka pasur reagime të shumta, megjithatë njerëzit i djekur masivisht pretendimet që ai ngre në rrjetet sociale.
Sipas sondazheve të kryera në 20 vende, rreth 14 përqind e njerëzve besojnë se bota do të marrë fund gjatë jetës së tyre. Besimtarët e apokalipsit ishin nga rreth 6 përqind në Francë, deri te 22 përqind në SHBA apo Turqi. /NOA.al