Një histori e pazakontë dhe mjaft tr onditëse është shfaqur prej disa vitesh ne fshatin Brret të Krujës.
Familja e Xhemal Balliut qëndron e strehuar në një banesë të braktisur së bashku me tre anëtarë të familjes, të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Më shumë se një vit, kjo histori është sjellë në “Fax News”, pas së cilës kreu i Bashkisë Krujë premtoi zgjidhje të këtij problemi, por pas apelit të Tv Fax, ky premtim i dhënë u harrua.
Xhemal Balliu është kryefamiljari, i cili dhe moshën e tij nuk e njeh, ndërsa pranë ka vajzën e tij Dëshira, e rënduar nga problemet shëndetësore dhe mendore, nënë e disa fëmijëve pa e ditur babanë e tyre, nga të cilët jeton vetëm një vajzë e cila qëndron në kujdesin e një fondacioni.
Për televizionin “Fax News” rrëfen se vajzat i dhu nojnë se ksualisht njerëz të panjohur dhe papritur marrin vesh që kanë mbetur shtatzënë. Njërën prej vajzave, Lindita ka qenë në Shkodër dhe tani e kanë kthyer sërish në banesë.
Ndërsa për vajzën tjetër, Dëshirën, thotë se ka 2 fëmijë. I pyetur se kush është burri i saj, Xhemal Balliu thotë: “Kush e ka zënë, ja ka vu edhe… Nuk dihet kush është dhe mirupafshim, del me barrë.”
Xhemali ka rritur në të tilla kushte siç dhe shihen sot një tjetër fëmijë, djalin që ka humbur jetën në kushtet e rënda të jetesës. Në këtë banese jeton dhe Meme Balliu bashkëshortja e Xhemalit dhe nëna e Dëshires, vajzës e cila thith llullën me duhan me një veshje te çrregullt, thuajse në kushtet e mesjetës. Asnjë ndryshim me apelin e dhënë nga Fax, një vit më parë ndërsa drejtuesit nga Bashkia heshtin.
“Kjo s’ka bukë me hangër. Për darkë ka pru plaka do speca. Qe buka… ka qysh parmbrëmë. Vetëm atë bukë ha kur kam lekë, kur s’kam ha bëzhdilë”, tha Balliu.
Për këtë çështje kanë ndërhyrë dhe drejtuesit e Bashkisë së Krujës disa vite më parë, në ministrinë e Punës dhe çështjeve sociale por nuk kanë marrë ndonjë veprim për t’i larguar nga kjo skëterrë ku ata banojnë dhe këtyre ngjarjeve shokuese. Kjo familje duhej dërguar në një organizatë e cila kujdeset për këtë kategori njerëzish, institucione rehabilituese, por ka qenë neglizhencë e këtyre institucioneve dhe ende kjo familje jeton në të njëjtin fshat vetëm me ndihmën e bashkëfshatarëve të cilët kujdesen sado pak për ta.