Loading...

Nga sot nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid

Nga sot deri më datën 4 janar, nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid, për kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Kështu, duke filluar nga mbrëmja e sotme, do të hyjë në fuqi fasha e re orare e kufizimeve për festat e fundvitit.

Nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së premte do të ketë ndalim qarkullimi për qytetarët. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Me kufizime do të punojnë edhe lokalet, bar restorantet dhe fast food-et, të cilat do të duhet të ndërpresin punën në orën 20:30 deri në orën 06:00 prej 24 dhjetorit.

Masat do të jenë në fuqi deri me 4 janar 2021. Prej datës 5 janar, kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00.

Ndërkaq mbeten në fuqi edhe masat e tjera, ajo e mos grumbullimit në ambiente me më shumë se 10 persona, vendosja e maskës në të gjitha ambientet, ndërkohë që nxënësit në shkolla kanë marrë pushimet e festave për t’iu rikthyer mësimit në 11 janar 2021.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2.210 testime të kryera gjithsej në 24 orët e fundit, janë shënuar 503 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete. Ndërsa janë regjistruar 550 persona të shëruar nga koronavirusi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com