Loading...

Ndahet nga jeta pas një infarkti kardiak,gazetari i News24

Gazetari i News24, Prend Shota është ndarë nga jeta. Sipas informacioneve, Shota ka ndërruar jetë në Farkë, pas një infarkti kardiak.

Prend Shota ka qenë prej vitesh gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme.

68-vjeçari Prend Shota ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit komunist, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore.

Pas viteve ’90 ka punuar gazetar në disa media, mes tyre dhe në ‘News24’ si punonjësit e parë të këtij televizioni.

Deri në momentin e fundit, Prend Shota punoi me pasion në gazetari, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com