Diego Armando Maradona vijon të kujtohet, dhe gjithçka që lidhet me familjen e tij përbën lajm.
Së fundmi, duket se ka nisur një luftë e vërtetë për të përfituar pasuritë që la ish-futbollisti.
Ishte motra e Diegos, Anna, e cila në një studio televizive ka kritikuar ashpër dy vajzat më të mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannia.
Anna ndërhyri pasi ishte bezdisur nga komentet e vajzave, që sipas saj e kishin braktisur babain e tyre.
“Ata thonë se po paguhesha për të qenë me vëllain tim, nga vjen kjo? Mund te vërtetohet? Nga fëmijët e vëllezërve të mi, askush nuk jetonte me Diegon, askush.
Po, ai ishte shumë bujar, ndonjëherë na jepte diçka. Ne kurrë nuk kemi jetuar prej tij”, tha Anna, ndërsa më pasi vazhdoi diskutimin me dy vajzat e mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannina. /noa.al/