Loading...

Mimi Kodheli tregon momentin e vështirë me bashkëshortin: ‘I jam lutur zotit të më marrë mua dhe jo atë’

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka ndarë një moment të vështirë personal me publikun.

Duke folur së fundmi për dashuritë më të madhe të jetës së saj ku përfshihen babai, djali, nëna dhe burri, ajo rrëfeu për ‘Faxnews’ se bashkëshorti i saj është përballur para disa kohësh me një problem shëndetësor.
Në momentin që po prisnin ambulancën, ajo kujton se është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar Zotit që të marrë atë dhe jo të shoqin.

“Unë me ju mund të ndaj diçka krejt personale, im shoq ka pasur një problem të rëndësishëm shëndetësor vite më përpara.

Në momentin që isha duke pritur ambulancën, jam ulur një sekond dhe i jam lutur zotit të më marrë mua dhe jo atë”, tha Kodheli.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com