Fshati Pjetërshtan i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës i cili çdo fund vit dekorohet dhe kthehet në një pamje magjike ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore.
Euronews i ka kushtuar një kronikë, dekorimit të Pjetërshtanit për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Ata madje e kanë krahasuar dekorimin e këtij fshati me pamjen e mrekullueshme që merr Nju Jork dhe Moska për festat e fundvitit.
Si çdo vit edhe këtë vit banorët e kanë stolisur hapësirën rreth famullisë, dhe kjo gjë e ka bërë fshatin piktoresk.
Me pamjen e mrekullueshme që merr në fundvit Pjetërshtani është një ide e mirë për ta vizituar dhe shijuar dekorimin e tij përrallor.