OPINION nga Mark Marku
Ndodh përherë kështu. Re gjimet autoritare apo di ktaturat bien pikërisht atëherë kur e ndiejnë veten më të forta se kurrë.
Dhe e ka një shpjegim: pikërisht në momentin që ato e ndiejnë veten më të forta se kurrë, e kanë poshtëruar në maksimum popullin e tyre dhe ia kanë zhytur thikën aq shumë në palcë, saqë mendojnë se ia kanë mpirë çdo nerv reagimi, dhe se e kanë mbytur edhe në skutën më të fundit shpirtin e rezistencës. Por nëse opozitarët mund të vriten, kërcënohen apo blihen, shpirti i rezistencës dhe opozitarizmit nuk zhduket kurrë.
Dhe pikërisht atëherë kur elitat janë ko rruptuar, mediat janë blerë, kur burrat dhe gratë e kanë parë të udhës që të merren me hallet e përditshme të familjeve të tyre, kur duket se qytetarët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të pajtohen me fatin e tyre të dhjerë dhe të zhysin turinjtë në filxhanin e kafes, të birrës apo rakisë, ndodh një “ak sident” i vogël dhe gjitha ngrehina shk allmohet.
Atëherë, lideri, “lideri i madh”, lideri me të cilin personifikohet sistemi, ndihet papritur i vetmuar, i b raktisur, i trad htuar dhe përfundon në mjerim. Shkon drejt fundit të tij, sepse drejt fundit shkojnë edhe liderët joautoritarë. I vetmi ndryshim mes këtyre liderëve është se ndërsa liderët joautoritarë largohen, liderët autoritarë i zb ojnë. Dhe kur i zbojnë, nuk e kuptojnë pse. A nuk ishte i habitur Ge dafi kur po ia fusnin hu rin në pr apanicë, pikërisht ata që e kishin “adhuruar”. “Pse, pse,-thoshte ai,- çfarë ju kam bërë?”.
A nuk ishte i habitur Çaushesku me të shoqen teksa e fishkëllenin me mijëra “adhurues” të tij në një shesh të Bukureshtit, apo teksa e pu shkatonin në një plevicë në një fshat të Rumanisë? Tr adhtarë!,- u thoshte atyre që e p ushkatonin. A nuk ka qenë i habitur Benito Musolini, kur po e va rnin bashkë me të dashurën e vet, Klarën, në një shesh të Milanos romakët e ri ngjallur prej tij? Po Hitleri në bu nkerin e tij? Po Mubaraku, teksa e rrasnin në bu rg gjeneralët e tij bashkë me aleatët ndërkombëtarë? Po, Sadami i nxjerrë nga p usi teksa ia numëronin dhëmbët si të kalit?
A nuk ishte e habitur Nexhmije Hoxha teksa ia rrëzonin bustin mu në mes të sheshit burrit të vet “udhëheqësit të pagabueshëm, le gjendar…”. Shembuj historia ka plot, por liderët autoritarë nuk e lexojnë historinë, mendojnë se e bëjnë historinë. Ata nuk e lexojnë as realitetin, megjithëse ai i jep pafund shenja për përkohshmërinë e tij.
Kryeministrit Edi Rama po i ndodh fiks e njëjta gjë. Ishte në SHBA, për të bërë gjestin e radhës propagandistik. Shkoi atje jo për të gjetur vaksina për popullin e tij, po për të bërë një foto me prodhuesin e vaksinës anti-Covid. E bëri foton. Ndërkohë, në vendin e tij, ku ai ndihej mbret, “ndodhi aks identi”: u v ra një i ri i pafajshëm nga Po licia e tij. Vr asja shkaktoi një r evoltë aq të madhe sa mijëra të rinj dolën në rrugë dhe pro testuan në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Lideri i madh mendoi se mund ta qetësonte turmën duke i hedhur në gojë gjeneralin e tij të graduar si kryeshërbëtor të vetin, por nuk qe e thënë. Të rinjtë e re voltuar e zhytën në k aos Tiranën dhe e sollën në grahmën e fundit pushtetin e tij të ka lbur.
Pamjet e mbrëmjes së sotme nga Tirana, ku policë të lodhur rendnin rrugëve të Tiranës pas pr otestuesve të palodhur, janë fiksuar në mendjet e të gjithëve si agonia e një pushteti të kalbur përballë shpirtit të re zistencës. Ata të rinj ishin ajo çfarë ai kishte harruar se ekzistonte, ose ajo çfarë ai kishte menduar se e kishte zh dukur. Ajo masë të rinjsh, tejet të irrituar, i flisnin ndryshe nga Taulanti, Elisa, Damiani, Mirela, Erioni dhe mijëra shërbëtorë të tyre intelektualë, gazetarë, artistë, shkencëtarë, këngëtarë, futbollistë, stilistë, klounë të pushtetit. Të rinjtë dinjitozë të këtyre dy netëve i thanë ik. Ik ose do të përzëmë. Ata u treguan shqiptarëve se për Ramën ka tashmë vetëm dy mundësi: të ikë në mënyrë paqësore, ose në mënyrë të dhu nshme. Por ikja është gjithsesi e vetmja rrugë.
E pamë sot liderin e madh të f rikësuar. Fliste me gulshe, i mbahej fryma, shkurt në pikë të hallit. Në shfaqje të tilla e kemi parë disa herë: me pr otestën kundër mbetjeve, në pr otestat e opozitës, në zgjedhjet lokale të vetme të humbura, në pr otestën e kuksianëve kundër traut, në pr otestën e studentëve, në pr otestën e naftëtarëve. Por sot ishte më i fr ikësuar se kurrë, më i vetmuar se kurrë, më i lodhur se kurrë. Kur qytetarët janë të fr ikësuar nga pushteti, thoshte Xhefersoni, jemi në ti rani, por kur qeveria është e fr ikësuar nga qytetarët, jemi në demokraci. Fytyra e Kryeministrit tregon se këto p rotesta mund të risjellin demokracinë./NOA.al