Loading...

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dekretin e presidentit për Ligjin e Policisë së Shtetit

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 83 vota pro dekretin e presidentit Ilir Meta për ligjin e Po licisë së Shtetit. Sipas mazhorancës, kthimi që presidentit Meta i bëri ligjit, ishte një vendim politik.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se bëhet fjalë për një akt të mirfilltë politik. “Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik”.

Ministri i Brendshëm, u shpreh se “në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë, ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, tha Lleshaj.

Ndërkohë në seancën e sotme Kuvendi i ka hapur dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty-t.

Ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e Komisionit të Posacëm, i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi.

Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com