Patatete e skuqura janë një ushqim shumë i shijshëm dhe i preferuar i shqiptarëve.
Por, duke qenë një ushqim i shpejtë, me kripë dhe mbi të gjitha i skuqur në temperaturë të lartë, ato mbeten të dëmshme për shëndetin.
Ja pasojat e dëmshme që sjellin patatet e skuqura:
Mbipesha
Patatet e skuqura përmbajnë shumë karbohidrate kryesisht të përpunuara. Kësisoj, ato futen në kategorinë e ushqimeve të këqija që nxisin mbipeshën. Trupi i tret ato shumë ngadalë që përkthehet në plogështi, mungesë energjie dhe rrjedhimisht shtim në peshë.
Sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2
Patatet e skuqura janë të mbushura me yndyrna trans të pashëndetshme. Konsumi i tyre rrit nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por edhe diabetit të tipit 2, duke rrezikuar kështu jetën.
Sëmundjet e veshkave
Patatet e skuqura përmbajnë shumë kripë. Një regjim ushqimor i pasur me kripë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut. Ky i fundit, përveç zemrës, dëmton edhe veshkat dhe vështirëson punën e tyre në filtrimin e gjakut.
Truri
Substancat që aktivizohen gjatë skuqjes së patateve janë shumë të dëmshme për trurin. Ekspertët thonë se ekspozimi kronik ndaj tyre dëmton qelizat e nervave të trurit dhe nxit sëmundjet që degjenerojnë funksionet e tij.