Loading...

Kryeministri Rama takon ‘bosin’ e kompanisë Pfeizer

Kryeministri Rama ka shkruar në Twitter se është takuar me atë që e quan “bosin” e kompanisë Pfeizer, të prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit.

Rama shkruan se është sfidë e jashtëzakonshme për të siguruar vaksinën, në kushtet e kërkesës së madhe globale.

“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën!

Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”, shkruan Rama.