Pak orë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Rama ka shkuar në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës, të riut që dy ditë më parë u vra nga një polic, pak metra larg banesës.
Më herët, përmes rrjeteve sociale, kreu i Qeverisë ka paralajmëruar se do mbajë një konferencë për mediat, sot në orën 18:00, për ngjarjen e rëndë.
Regaimet vijojnë edhe sot për atë që ndodhi.
Ndërkohë, një ditë më parë, qindra të rinj u organizuan në protesta për vrasjen e të riut.
Kërkesa e tyre është largimi i ministrit Sandër Lleshaj. /noa.al/