Loading...

Kryeministri Rama prezanton ministrit të ri të Brendshëm: ‘P rotesta ishte e vecant në llojin e vet’

Në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi, Kryeministri Rama komentoi edhe protestat e ditëve të fundit.

Në praninë e Çuçit dhe Lleshajt, Rama tha se protesta ishte e veçantë në llojin e saj, dhe se sipas tij “duhet të na bëjë të reflektojmë”.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit:

Këtë kalim stafete këtu në Ministrinë e Brendshme mund ta përcjellim gjerësisht, bashkë me mesazhet përkatëse.

Përpara pak ditësh, qeveria suedeze ka publikuar anketimin e përvitshëm lidhur me policimin në komunitet dhe unë do të dëshiroja shumë që rezultatet e këtij anketimi të jenë edhe hapi i parë i komunikimit të ministrit të ri të Brendshëm në të gjithë trupën e Po licisë së Shtetit dhe po ashtu edhe me publikun, pasi bëhet fjalë për një anketim tërësisht të pavarur, të besueshëm dhe shumë domethënës për të pasur një pasqyrë objektive të ecurisë së punës së Po licisë së Shtetit. Shumë e rëndësishme është për të pasur edhe një pasqyrë të marrëdhënieve mes po licisë dhe qytetarëve, pasi në këtë proces janë pyetur qytetarët dhe prej tyre është marrë opinioni, bazuar në metodat shkencore të vlerësimit të opinionit publik mbi perceptimin e tyre mbi po licinë dhe aspekte të ndryshme të punës së po licisë.

Më vjen mirë të nënvizoj se bëhet fjalë për një pasqyrë mbresëlënëse dhe shumë domethënëse dhe ky takim i sotëm ndodhi si rezultat i një ngjarjeje. Unë dua ta nis me fundin, jo me zanafillën, për të shkuar pastaj edhe te zanafilla.

Kur them fundin kam parasysh shpë rthimin e një pr oteste goxha të veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë e minorenëve, fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, por sidoqoftë domethënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj P olicisë së Shtetit, një ag resion i frymëzuar, i n xitur, or ganizuar, sistematik për vite e vite me radhë, por për të kuptuar edhe përtej kësaj.

Për të kuptuar se çfarë ne duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, e denjë për vende ku fëmijët janë mish për top për organizata te rroriste, me synime ek streme, që nuk ndalen në përdorimin e mje teve ek streme. Doja të ngrija pyetjen pse pr otestojnë njerëzit në demokraci?

Sepse demokracia nuk është një sistem i përsosur. Demokracia është e keqja më e vogël ndër format e mundshme të njohura deri më sot të organizimit shoqëror dhe shtetëror. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com