Loading...

Kryeministri Edi Rama vendos, ja kë zgjedh si ministër të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Bledi Çucin si ministër të Brendshëm, i cili duhet të zëvendësojë kështu Sandër Lleshajn në këtë detyrë, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Ndërsa vendin e Çuçit në postin e ministrit të Bujqësisë, ka vendosur që ta marrë Milva Ikonomi.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie.

Janë dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në “Twitter”.

Vendimi i kryeministrit Rama vjen pasi njoftoi para një jave, se pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vr asjes së të riut Klodian Rasha nga po licia, duke e vlerësuar atë për sensin e përgjegjësisë qytetare.

Ndërkohë, Bledi Çuçi nuk ka pasur eksperiencë të mëparshme në këtë fushë, por ka drejtuar më herët ministrinë e Çështjeve Vendore si dhe ka udhëhequr reformën territoriale dhe atë elektorale, çfarë e afron me sfidën më të parë të ministrisë, menaxhimin e periudhës zgjedhore.

Çuçi ka marrë më herët një dekretim nga presidenti Ilir Meta si ministër, duke i hequr kryeministrit një telash më pak në raport me kreun e shtetit.

Po ashtu Bledi Çuçi është një individ i ardhur nga strukturat e Partisë Socialiste, si drejtues politik dhe deputet i qarkut Gjirokastër, duke përmbushur kështu një pritshmëri të partisë nga Rama, të cilit herë pas here i nënvizohet si dobësi eksperimentimi me ministra.

Çuçi ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin “Hasselt” në Belgjikë. Ai mori detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në janar 2019. /e.a/noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com