Kristiano Ronaldo fiton duelin personal me Lionel Mesin në Champions, me Juventusin që turpëroi Barcelonën brenda në “Camp Nou”, duke fituar 0-3 dhe duke u marrë “blaugranave” vendin e parë në grupin G.
Një sukses edhe nën shenjën e Kristiano Ronaldos, i cili realizoi dy herë në këtë sfidë edhe pse në të dy rastet me 11-metërsh, ndërsa golin e tretë për skuadrën e Pirlos, e shënoi amerikani McKennie.
Juventusit i duhej një fitore me tre gola diferencë ose minimalisht 1-3 për t’i marrë kreun Barcelonës dhe në fund ia arriti qëllimit.
Me 15 pikë, po aq sa edhe Barça, por me favorin e ndeshjeve direkte, bardhezinjtë u ngjitën në krye të renditjes në grupin G dhe parashikohet të kenë një short më të favorshëm se Barcelona në raundin e 1/8-ave të Champins League. /noa.al/