Konspiracionisti Alfred Cako ka paralajmëruar se në muajt shkurt dhe mars do të shfaqet një virus i ri, ndryshe nga COVID-19.
Sipas Cakos, ky virus do të quhet COVID-2021 dhe do të jetë më i rre zikshëm dhe do shkaktojë çarje të lëkurës tek njerëzit.
“Kam thënë që në prill që do të ketë një virus tjetër më të rr ezikshëm. Tani kemi të bëjmë me një mutacion. Unë e kam fjalën për në muajt shkurt dhe mars, ku do shfaqet një virus i ri, jo mutacion. Do quhet COVID-2021. Do jetë më i rrezikshëm, do ketë çarje të lëkurës dhe do shkaktojë sëmundje të forta në lëkurë.“, tha Cako në rubrikën “Rrethi Katror” në TCH.
Gjithsesi, konspiracionisti shtoi se kjo varet se kush do të jetë president i SHBA. Ai beson se do të rikonfirmohet Trump, edhe pse Biden është shpallur tashmë si presidenti i zgjedhur i SHBA.
“Nëse fiton presidenti Trump, situata do ndryshojë, unë besoj se në 6 janar do fitojë presidenti Trump. Opsioni i fitores së Trump është opsioni më i fortë. Mos lexoni vetëm CNN. Më vjen keq me gazetarët që lexojnë vetëm CNN. Mundësitë që Trump të jetë president, janë 99% me 1% për Biden. Kur të mblidhen Kongresi dhe Senati më datë 6 janar, Trump do paraqitet si fitues. Në tavolinë janë dy opsione”, – theksoi Cako.