Një kamion është ak sidentuar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, duke u përplasur me trafindarësen dhe duke bllokuar të dyja krahët e rrugës.
Siç shihet dhe nga fotot, kamioni është anuar, duke u përplasur me trafikndarësen në mënyrë të çuditshme.
Po licia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për ak sidentin. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale në mjet.
Shërbimet e Po licisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e trafikut, i cili ka shkuar deri në 5 kilometra. /e.a/noa.al/