Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka vendosur të emërojë gjeneralin në pension Lloyd Austin si sekretarin amerikan të Mbrojtjes, edhe pse pritet zyrtarizimi.
Austin ka qenë numri një i Komandës Qendrore të SHBA dhe nënkryetari i shtabit të ushtrisë amerikane. Nëse konfirmohet nga Senati, ai do të jetë afro-amerikani i parë në histori që do të drejtojë Pentagonin.
Biden e zgjodhi Austinin në vend të kandidates për një kohë të gjatë, Michele Flournoy, një ish-zyrtare e lartë e Pentagonit dhe mbështetëse e tij, e cila mund të ishte gruaja e parë që do të shërbente si sekretare e Mbrojtjes.
Emërimi i ardhshëm i Austin u konfirmua nga katër persona të njohur me këtë çështje, që folën për ‘Associated Press’ në kushte anonimiteti, sepse zgjedhja nuk është njoftuar ende zyrtarisht.
Biden bëri propozimin dhe Austin ra dakord të dielën, sipas një burimi të njohur me këtë çështje. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet këtë javë. /noa.al/